Në Prizren gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një përleshje fizike në mes të djalit dhe babës, si dhe dy familjarëve të tjerë, shkruan PrizrenPress.
“Katër të dyshuar meshkuj, dy prej tyre babë e birë, ndërsa dy të tjerët familjarë, për arsye të panjohura janë rrahur në mes veti me ç ‘rast të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Lidhur me rastin tre të dyshuar janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar është duke u trajtuar në spital.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.