Befason Marca: Zvicra, Serbia dhe Kosova luajtën ndeshjen më të mirë të Botërorit “Katar 2022″

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Gazeta prestigjioze spanjolle Marca ka bërë një artikull shumë interesant pas ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Zvicrës e Serbisë.

Zvicra shënoi fitore me rezultat 3:2 dhe u kualifikua tutje derisa Serbia bëri gati valigjet dhe po kthehet në shtëpi, transmeton Demokracia.com

Gazeta spanjolle në atë ndeshje e ka përfshirë edhe Kosovë duke shkruaju Zvicra, Serbia dhe Kosova zhvilluan ndeshjen më të mirë të Botërorit. Sigurisht për Kosovën e kishte fjalën te dyshja Xhaka e Shaqiri që ishin figurat kryesore në këtë përballje tejet të tensionuar.

“Ndeshje e çmendur! Ishte një ndeshje ndërmjet dy rivalëve por në fakt luajtën tre, sepse rivaliteti midis Zvicrës dhe Serbisë ka përfshirë prej kohësh Kosovën. Serbia ka humbur Kosovën ndërsa përball saj u paraqitën dy shqiptarë Shaqiri dhe Xhaka që ishte sikur të hidhesh kripën në plagën e hapur. Serbia nuk heq dorë nga Kosova, por që të gjithë e dinë që tashmë e kanë humbur”, shkruan Marca duke kujtuar atë festën e çmendur të Shaqirit e Xhakës në Rusi madje në sytë e Putinit.

“E gjithë kjo situatë na bëri të kemi një spektakël fantastik në këtë ndeshje, një nga ndeshjet më të mira të këtij botërori. Ne i shikojmë të gjitha që ndodhën në fushë, por në këtë ndeshje ne pamë rastin e serbëve dhe shqiptarëve. Kjo duket se nuk do të shërohet gjatë, mllefi ndaj njëri tjetrit është shumë i madh. Shaqiri kur shënoi shkoi para tifozëve serbë dhe i heshti ata, derisa Xhaka gjatë gjithë kohës ishte në shënjestër të serbëve”, ka shkruar ndër të tjera Marca. /Demokracia.com

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-