BE: Progresi në dialog është thelbësor për rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë

Opoja.net Opoja.net Kosova

BE-ja në një përgjigje të shkurtër për RTV21 tha se progresi në dialog është thelbësor për rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë duke mos dhënë përgjigje se ku ka mbetur çështja e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE.

“Për pyetjet specifike mbi aplikimin ne do t’ju referojmë në Këshill. Ajo që mund të themi është se progresi në dialog është thelbësor për rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Gjatë ditës këshilltari i zëvëndëskryeministrit Bislmi, Klisman Kadiu i tha RTV21 se ka ardhur momenti që të ketë lëvizje konkrete në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, duke shtuar se kushtëzimi i aplikimit me normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, do të përbente standarde të dyfishta karshi proceseve përkatëse të dy vendeve.

“Teksa Serbia përgjatë viteve ka avancuar në procesin e integrimit evropian e ka hapur kapituj të ndryshëm, rrugëtimi i Kosovës ka mbetur në status quo. Për më tepër, Kosova nuk mund të penalizohet nga bllokadat që Serbia qëllimshëm po ia bën procesit të dialogut duke refuzuar Marrëveshjen Bazike e Aneksin e Ohrit dhe anashkaluar një sërë marrëveshjesh të tjera”, thuhej në përgjigjen e Kadiut.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-