Bayerni mposht Interin në ndeshjen për “prestigj”, Barcelona triumfon te Plzeni, Liverpooli e njofton Napolin me disfatë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Kanë përfunduar tri përballjet kryesore të mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.

Bayern Munichu ka triumfuar me rezultat të pastër 2:0 kundër Interit në stadiumin “Allianz Arena”, shkruan Demokracia.com.

Pavard hapi serinë e golave në minutën e 32-të. Për golin e dytë dhe të epilogut final u desh të pritej minuta e 72-të për Choupo-Moting të realizonte supergol nga distanca.

Bayern Munich kalon grupin nga pozita e parë me 18 pikë. 10 pikë ka Interi në vendin e dytë.

Takimi i po të njëjtit grup mes Plzenit dhe Barcelonës prodhoi gjashtë gola dhe fitorja i takoi katalunasve.

Këta të fundit triumfuar 2:4 ndaj skuadrës çeke në udhëtim.

Golat për Barcelonën i realizuan Alonso (6’), Ferran Torres (44’ 54’) dhe Torre (75’). Për Plzenin dy golat i shënoi Chory (51’ 63’).

Barça ka shtatë pikë në vendin e tretë, pozitë kjo që e dërgon në Ligën e Evropës. Plzeni mbylli fazën e grupeve pa pikë.

Fitore ka marrë edhe Liverpooli në Grupin A kundër Napolit 2:0, veçse shumë të vështirë.

Mohamed Salah ishte heroi i “Të Kuqve” në këtë ballafaqim duke shënuar golin e parë në minutën e 85-të nga afërsia. Nunez shënoi golin e dytë në minutën e gjashtë shtesë.

Përkundër humbjes, Napoli kalon grupin nga pozita e parë me 15 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli tani, por me goldallim më të dobët./Demokracia.com/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-