Banorët e fshatit Pllajnik të komunës së Sharrit, hedhin ushqim në natyrë për kafshët e egra të cilat kanë vështirësi të gjejnë ushqim për shkak të motit të ftohtë dhe reshjeve të borës, raporton Opoja.net.
Banorët e fshatit Pllajnik përpiqen që në këtë mënyrë të kujdesen për gjallesat në natyrë, duke potencuar se njerëzit duhet të jenë të mëshirshëm ndaj kafshëve.
“Meqë në këtë rajon ka rënë shumë borë, kohë pas kohë kujdesemi në mënyrë që kafshët e egra të mos ngordhin nga uria. Së bashku me fshatarët tanë në natyrë dërgojmë ushqime”, janë shprehur banorët.
“Do të vazhdojmë ta bëjmë këtë deri në fund të dimrit”, kanë thënë banorët për “Opoja.net”
Ndërkaq, banorët e fshatit thonë se gjallesat në natyrë janë shumë të rëndësishme për ta dhe rajonin. Ata urojnë që ky aktivitet i filluar nga fshatarët e tyre të jetë shembull edhe për fshatrat e tjerë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.