Banorët ankohen për mungesë rrugësh, ndriçimi dhe për shumëçka tjetër

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Dragash, 20 korrik – Dragashi si qendër komunale me mbi 50 mijë banorë edhe më tej vazhdon të mbetët pa investime të nevojshme në lëmin e infrastrukturës rrugore.

Ai është me ndriçim publik të përfunduar, si është zgjidhur problemi i varrezave të qytezës, i ujësjëllsit e kanalizimit, etj. Banorët shprehen se ata në vazhdimësi kanë kerkuar zhgjedhjen e ketyre problemeve, qoftë me shkrim qoftë edhe në debatet publike, por që së paku deri tash janë anashkaluar.

Hevzi Domuzeti, Jahja Berisha, Yzer Zyberi, e disa banorë të tjerë, kanë indifikuar mosinvestimet në lokacionin e varrezave, ndonëse para dy vitesh nga ana e Komunës ishte marrë vendim për varrezat e qytetzës. Nderkaq, vëllezërit Qengaj, lagja e të cileve ka një problem të trashiguar me rrugen e ngushtë dhe të patrasuar, kanë nënvizaur se edhe ne takimin e fundit publik, kanë kërkuar nga autoritetet lokale që të behet diç në drejtim të zgjidhjes së ketij problemi, por që nuk ka marrë ndonjë zotim se kjo çeshtje edhe do të kryjet.

© Opoja.Net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-