Banka për Biznes ndihmon Komunën e Dragashit me 3000 euro

Opoja.net Opoja.net Opoja
Kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini, priti sot menaxherin e Degës së BPB-së në Dragash, z.Samir Spahiu, i cili e njoftoi Kryetarin Xheladini se BPB ka transferuar në llogari të Komunës së Dragashit shumën prej 3 mijë euro, si mbështetje për sanimin e dëmeve në infrastrukturë publike, të cilat janë shkaktuar nga vërshimet, shkruan Opoja.net.
Kryetari Xheladini, në emrin e tij si kryetar dhe në emër të të gjithë qytetarëve ka falënderuar BPB-në për këtë mbështetje, duke shpresuar se ky do të jetë një shembull i mirë për të gjitha bizneset private që të ofrojnë përkrahjen e tyre. /Opoja.net/
/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-