Ballkani mbetet skuadra më e vlerësuar në vendin tonë. Ajo përveç titullit të kampionit pati një prezantim spektakolar në Conferencë League duke u kualifikuar edhe në fazën e Grupeve, shkruan Demokracia.com.
Megjithatë, skuadra nga Suhareka do të vazhdojë të luajë në një stadium që nuk i plotëson kriteret ndërkombëtare. Sot në Kuvendin e Kosovës, deputetja nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi kishte kërkuar me propozim amandamenti, ndarjen e buxhetit për ndërtimin e stadiumit, pasi Komuna e Suharekës kishte ndarë parcelën për këtë qëllim, por propozimi i Bytyqit zhgënjen suharekasit pasi nuk mori votat e mjaftueshme, kjo pasi deputetët e VV-së, votuan kundër.
Postimin i Albana Bytyqit:
Fatkeqësisht, propozim amandamenti im që Komunës së Suharkës t’i ndërtohet një stadium i ri duke iu ndarë mjete buxhetore për vitin 2023 në vlerë prej 5 milionë euro, nuk kaloi.
Komuna e Suharekës në vazhdimësi po e përfaqëson në mënyrë të jashtëzakonshme Kosovën me futbollistët e saj në arenën ndërkombëtare dhe Shteti duhet t’ia japë kujdesin e merituar talenteve të rinj, që kësisoj punojnë fort edhe për emrin e vendit të tyre nëpër botë.
Duke mos ua plotësuar kushtet e nevojshme, ne ua vështirësojmë të rinjve tanë edhe rrugën drejt realizimit të ëndrrave të tyre!
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.