Babai im i ka humbur gati gjysmën e aftësisë së dëgjimit dhe shikimit

Linda Guraj Linda Guraj Artikuj

Abdullah el-Auda, djali i dijetarit saudian Selman el-Aude, të
enjten në Twitter shpalli se mjeku i burgut e ka njoftuar se babai i tij në
burg e ‘ka humbur gati se gjysmën e aftësisë së dëgjimit dhe shikimit.’

Ai gjithashtu shkroi: “Duaja për bashkimin e zemrave dhe
mirëqenien e njerëzve, këtij njeriu i kushtoi lirinë dhe e bëri viktimë të
padrejtësisë, torturave, presioneve dhe mohimit të trajtimit mjekësor, ndërsa
ai ka qenë në burg të izoluar që kur u arrestua (para më se tre viteve)”.

Në shtator të vitit 2017, autoritetet saudiane e burgosën
shejh Selmanin vetëm disa orë pasi në Twitter-in e tij kishte shkruar rreth lajmit
për pajtimin e mundshëm pas krizës diplomatike me Arabisë Saudite dhe Katarit.

Ai shkroi: “Zoti ynë, Ty të takon lavdi. Ti je ashtu siç ke
përshkruar Veten. O Allah, bashkoi zemrat e tyre në atë që është hajr dhe e
dobishme për popujt e tyre.”

Nga shejh Selmani dhe individëve të tjerë me famë,
autoritetet kanë kërkuar që t’i shpallë përkrahje qeverisë saudite gjatë krizës
me Katarin, gjë që Selman el-Aude refuzoi.

Shejh el-Aude ishte nën presion të madh për shkak të
afërsisë me imamin Jusuf el-Kardavin dhe Unionin botëror të dijetarëve islamik,
ku kryente detyrën ndihmës i sekretarit gjeneral.

[Isl@mpress.ch]

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-