Atdhetari që nuk u nderua asnjëherë siç duhet!!

Opoja.net Opoja.net Personazhe

Abidin Lepraj ishte njëri ndër veprimtarët e parë nga Komuna e Dragashit, që aktivitetin e tij atdhetare e filloj qysh në vitet e ’80-ta në Paris ku kishte migruar.

Veprimtaria e tij atje ishte e lidhur ngushtë me arsimimin e të rinjëve të cilët ishin të migruar atje. Themelimi i klubit “Trepça” në vitin 1982, kishte një impakt të madh në semsibilizimin e jetës kulturore por edhe politike të çështjes shqiptare në Evropë.

Abidini do të ishte njëri ndër financuesit e toksikologut Dr. Bernard Benedetit, i cili do ta vinte në pah helmimin e nxënësve shqiptarë, duke u marrë me rrethanat se si ndodhi ai helmim. Vrasja e Abidinit nga UDB-ja serbe do të shkaktonte një hendek të madh për mërgatën e Parisit. Vetëm në vitin 2017 atij do t’i jepej titulli dëshmor i Kosovës. Kjo me plotë meritë, por një faktë që rrallë është përmendur është se si emri i tij nuk qëndron në asnjë institucion në Komunën e Dragashit.

Përveç një rruge që e mbanë emrin e tij, asgjë tjetër nuk figuron me emrin e tij. Por çka tregon kjo në të vërtet. A është neglizhuar kjo figurë nga instancat komunale për vite me rradhë? Si është e mundur që nuk zhvillohet asnjë aktivitet i vetëm në kujtim të jetës dhe vepimtarisë patriotike të tij?

A do të duhej që së paku shkolla fillore në Fshatin Pllavë të kishte emrin e Abidinit? Propozimi im publik është që stadiumi që komuna ka paraparë ta ndërtojë të mbajë emrin “Abidin Lepraj”. Kjo do të ishte së paku një kujtim i vogël, një mirënjohje për të gjithë veprimtarinë e shquar të tij.

Me 20 dhjetor të këtij viti do të jetë 70 vjetori i lindjës së Abidinit. Një akademi përkujtimore për të do të ishte e nevojshme. /Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Autor i shkrimit: Hysen Bojaxhiu
- Reklama-
- Reklama-