Asambleisti Naser Myrtezani: Shqetësimet e qytetarëve nuk po merren parasysh

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Sot në Dragash po zhvillohet Seanca e gjashtë me radhë, e jashtëzakonshme, e Kuvendit Komunal, ku po diskutohet për draftin e Kornizës Afatmesme Buxhetore të Komunës për vitet 2020-2022.

Asambleisti i LDK-së, Naser Myrtezani, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me mungesën e debateve publike me qytetarë të Komunës së Dragashit, duke theksuar se pjesëmarrja e ulët e qytetarëve është pasojë e injorimit të halleve të tyre nga pushtetarët komunalë.

“Unë, t’ju them të drejtën, personalisht mund ta bie një autobus prej Zaplluxhës me qytetarë, të ua mbushi sallën. Herën e parë, kur kemi qenë, kemi qenë pesë përfaqësues të Zaplluxhës. Kanë bërë edhe propozime, mirëpo çka me ardhë ata, shpenzojnë kohë ata qytetarë, harxhojnë para, e humbin ditën, bëjnë propozime dhe nuk merren parasysh”, ka thënë ndër të tjera asambleisti Myrtezani./Opoja.net

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe: ,
- Reklama-
- Reklama-