Një baba i dhunshëm është arrestuar dje në Prizren nga Policia e Kosovës. Sipas Policisë, i dyshuari në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht djalin e tij, shkruan PrizrenPress.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht djalin e tij”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.