Arkeologët në Peru kanë identifikuar një mural 3,200-vjeçar të pikturuar në anën e një tempulli antik që mendohet se paraqet një perëndi në formën e merimangës, perëndi ky që ndërlidhet me shiun dhe pjellorinë.
Murali u zbulua vitin e kaluar pasi zona ku ishte u shkatërrua nga fermerët lokalë duke u munduar t’i zgjeronin plantacionet, shkruan Guardian.
Ekspertët besojnë se ajo u ndërtua nga njerëz që i përkisnin kulturës së quajtur “Cupisnique”, e cila ishte e zhvilluar para më shumë se 3,000 vjetësh.
Arkeologu Regulo Franco Jordan ka thënë se lokacioni strategjik i tempullit afër lumit, i ka çuar studiuesit të besojnë se ka qenë tempull i dedikuar për perënditë e ujërave.
Merimanga perëndi nuk është i vetmi art që u gjet në Peru muajt e fundit. Vitin e kaluar, u gjet forma e një maceje gjigante. /GazetaSinjali/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.