Arifi me akuza ndaj Qeverisë Kurti: Nuk ia ekzekutuan 2 milionë eurot Luginës sepse unë e luftoj korrupsionin

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Intervista

Shqiprim Arifit, kryetar i Luginës së Preshevës, ka thënë se Qeveria Kurti nuk po ia jep 2 milionë euro sepse thotë se ai “lufton korrupsionin”.

Arifti të mërkurën ka thënë se “Qeveria Kurti e ka ndërprerë komunikimin me Luginën e Preshevës për arsye subjektive”.

“Është një mungesë totale e një ndërtimi të strategjisë për Preshevën. Unë mund të ua garantoj qytetarëve të Republikës së Kosovës që korrupsionin e luftoj në maksimum dhe si duket kjo mund të jetë arsyeja që ende nuk kanë ardhur paratë në Luginë të Preshevës”, ka thënë Arifi gjatë një interviste në Tëvë1.

Ka hedhur një varg akuzash në drejtim të ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili është nga Lugina e Preshevës.

Madje beson se mos ekzekutimi i 2 milionë eurove lidhet direkt me ministrin Liburn Aliu.

“Ne e kemi skandalin e Durmishit, e kemi skandalin e Liburn Aliut, jo vetëm, të cilët nuk janë përjashtime nga rregulli. Nëse rregull është me luftu korrupsionin, këta janë përjashtimi. Këtu ndërlidhemi me Preshevën. Se qeto 2 milionë euro i ka vendos Liburn Aliu mos me i dërgu në Luginë të Preshevës. Dhe e di saktë pse, se me mua nuk ka manovrime, marrëveshje, pazare e të tjera”, ka thënë Arifi.

Kryetari i Preshevës po ashtu ka thënë se e ka ftuar për vizitë në Preshevë presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-