Apple zhvendos 25 për qind të prodhimit të iPhone-ëve në Indi

Opoja.net Opoja.net Teknologji

Gjiganti Apple pritet të zhvendosë prodhimin e një të katërtës së iPhone-ëve të tij në Indi deri në vitin 2025.

Parashikimi vjen për shkak të rritjes së tensioneve gjeopolitike dhe bllokimeve të përsëritura në vend për shkak të Covid-19.

Sipas kompanisë, Apple është gati të zhvendosë prodhimin e të paktën 5% të modelit të ri iPhone 14 në Indi deri në fund të këtij viti.

Gjithashtu Apple pritet të zhvendosë prodhimin nga Kina me të paktën 25% të të gjitha produktet e tij, përfshirë iPhone, Mac, iPad, Apple Watch dhe AirPods deri në vitin 2025. /ANSA/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-