Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, e ka konfirmuar kandidaturën e Anton Qunit, deputet në Kuvendin e Kosovës nga kjo parti, për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti.
Kjo degë, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se kryesia e LDK’së së Prizrenit ka vendosur unanimisht ta propozojë Qunin për kryetar të Prizrenit.
“Në takimin që ka mbajtur sot kryesia e LDK-së së Prizrenit, unanimisht ka dalur me propozimin që; kryetari Anton Quni, aktualisht deputet i Parlamentit të Kosovës, të jetë kandidati që do të garoi për kryetar të komunës së Prizrenit”, thuhet në postim.
“Në takim u diskutua edhe rreth përgaditjeve për mbajtjen e Konventës së Punës të LDK-së së Prizrenit, ku do të finalizohen të gjitha modalitetet për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë”, thuhet tutje.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.