Në Uster, Shoqata “Bashkimi”, punën e së cilës e kam përcjell që nga themelimi, do të festojë 30-vjetorin e rritës dhe zhvillimit të saj, në fillim si shoqatë humanitare me grumbullimin e ndihmave humanitare për popullatën e rrezikuar në Kosovë e pastaj me organizime të shumta kulturore, deri te panairet e librave dhe duke pas në gjirin e saj edhe një grup artistik shumë simpatike e të talentuar, “Shqiponjat e Bashkimit”. Programi do të përfshijë edhe një përmbledhje të historikut dhe arritjeve të Shoqatës “Bashkimi” dokumentar nga Arkivi i Shoqatës, fjalime nga themeluesit dhe anëtarët e Shoqatës “Bashkimi”.
Kjo shoqatë përmes ftesës “Ejani të festojmë së bashku”, sot më 28 tetor, nga ora 18:00, feston me një program të pasur 30 vjetorin e themelimit, ku një shfaqje artistike do ta realizoj grupi Shqiponjat e Usterit. Manifestimi mbahet ne Statadhofsall, Theaterstrasse 1/ 8610 Uster
Ndërsa vetëm një javë më vonë, me 4 Nëntor manifestimin për 30-vjetorin e themelimit të e ka ansambli elitar në Zvicër, Shkollës Shqiptare të Vallëzimit „Shota“ në Zvicër e themeluar nga valltari dhe koreografi Agron Bajrami (1964-2018), SHSHV „Shota“ në shtetin helvetik, që ishte dhe është aktive jo vetëm në Zvicër, por edhe në Gjermani, në Francë, në Luksemburg në Austri e gjetiu nëpër Evropë, me pjesëmarrje të suksesshme në shumë festivale të muzikës folklorike, ku prezantoi vlerat më të mira të folklorit tonë burimor dhe të kostumeve origjinale të të gjitha trevave shqiptare në Ballkan.
Nga kjo shkollë vallëzimi kanë dalë qindra e qindra fëmijë e të rinj mërgimtarë, të cilët me moton „Të mësohemi të ecim shqip“, kanë mësuar vallen burimore shqiptare, kulturën popullore, traditën e veshjeve të kostumeve dhe vlerat e tyre të larta artistike dhe estetike.
SHSHV “Shota”, është bërë ambasadore e vërtetë e kulturës sonë kombëtare në Konfederatën Helvetike ku vepron, si dhe me jehonë e ndikim të fuqishëm edhe në shumë shtete të Evropës ku jetojnë e veprojnë mërgimtarët tanë.
Manifestimi “Shotës” më 4 Nëntor 2023 mbahet në Kultur&Kongresshaus Aarau Schlossplatz 9, 5000 Aarau, në ora 18.30
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.