Qumështi i dhisë, në krahasim me qumështin e lopës, ka përbërje të ndryshme lipotike (pjesëmarrje më të madhe të acidit yndyror kapron, kapril dhe kaprin), ka më shumë azot jo proteinë, më pak albumine jo koaugulative, ka termostabilitet më të ulët dhe devijime të dukshme në aspektin e përbërjes kimike dhe të cilësive fizike. Qumështi i dhisë, në krahasim me qumështin e lopës ka dyfishë më shumë sfera yndyrore, që kanë madhësi më të vogël dhe membranë më të dobët.
Për këtë arsye qumështi i dhisë ka përparësi në raport me llojet e tjera të qumështi, sepse ky qumësht më mirë dhe më shpejtë tretet. Kështu efekti i zënies së kajmakut është më i dobët, sepse pikat yndyrore më vështirë ndahen në sipërfaqen e qumështit ( me pak aglutininë) dhe me rastin e përpunimit në ajkë, humbja e tyre mund të jetë e dukshme (20%). Albuminat më të rëndësishme të qumështit të dhisë janë alfa – beta dhe kazeini.
Albuminat kryesore të hirrës janë laktoglobulina b dhe laktoalbuminat a. Qumështi i dhisë, në krahasim me qumështin e lopës ka përbërje të ngjashme të kalciumit dhe fosforit, përbërje më të lartë të kaliumit, klorit, vitaminës A, B3 ( thartirës së nikotinës), holin dhe inozitol, pastaj përbërje të kobaltit dhe molibdenit si dhe vitaminë B6, B12 dhe C.
Shumë prodhues qumështin e dhisë e përdorin për të prodhuar djathë cilësor, kështu që me këtë rast është shumë e rëndësishme cilësia teknologjike e qumështit si lëndë e parë. Qumështi i dhisë ka shkallë më të ulët të koagulimit në djathë për shkak të sasisë së vogël ta kazeiniës dhe të shkallës më të lartë të dispersitetit.
Duke shtuar majën, koha e koagulimit të qumështit është më e shkurtë. Koagulimi është më i butë dhe në këtë mënyrë mundësohet zbërthimi enzim i yndyrës dhe i albuminave . qumështi i dhisë shpesh përmban më shumë se 1 milion qeliza somatike në 1 ml qumësht.
Qelizat somatike në qumështin e dhisë me shumicë janë leukocitet (63%), pastaj makrofaget (16%), limfocidet 7%) dhe grimcat citoplazmatike (13%). Numri i madh i qelizave somatike në qumështin e dhisë është normal, sepse kjo është pasoj e mënyrave të ndryshme të tajitjes së qumështit në gjëndrën e qumështit. Në sasinë dhe përbërjes së qumështit të dhisë ndikojnë një varg faktorësh siç janë faktorët gjenetikë, fizilogjikë dhe të mjedisit.
Kullosa e dhisë dukshëm ndikon në sasinë dhe përbërjen kimike të qumështit. Faktori më i rëndësishëm paragjenetik është ushqimi, pastaj vijon madhësia e dhisë, ndryshimet klimatike, mënyra dhe zgjatja e mjeljes, stina e vitit, vendosja dhe kushtet si dhe sjellja e cjapit. Brenda një kopeje ushqimi mund të ketë ndikim deri në 70% në prodhimin e qumështit. Dhitë reagojnë shpejt kur ushqimi ndryshon, prandaj sasia e qumështit varet edhe nga intensiteti i ushqimit.
Për ndryshim nga albuminat, të cilat në qumësht janë relativisht stabile, yndyra e qumështit është komponentë mjaftë variabile. Sasia e yndyrës në qumësht varet edhe nga aktivitetet e mikro organizmave në plëndës dhe sasia e glukozës në vakt. Cilësia e vaktit është e rëndësishme duke marrë parasysh pjesëmarrjen e sanës si ushqim, që ka ndikim në përbërjen e yndyrës së qumështit.
Sasia më e vogël e qumështit është tek dhitë që kanë një edh, kurse dhia me dy dhe më shumë edha e rritë sasinë e qumështit për 20-40%. Mosha e dhisë ndikon gjithashtu në sasinë dhe përbërjen kimike të qumështit. Dhitë e reja kanë më pak qumësht. Sasi e qumështit nga pjella e parë dei në të tretën rritet, kurse pas pjellës së gjashtë fillon të bie.
Me qëëlim të masave parandaluese që dhia të mos humbë masën trupore dhe të zvogëlojë sasinë e qumështit duhet që dhive tu japim sanë cilësore, jonxhë dhe përzierje brarërash. Gjatë periudhës së verës dhitë duhet të kullosin në kullosa cilësore. Nëse dhia ka pjellë më shumë se një edh, gjatë 4 javëve pas pjelljes në ditë duhet dhënë 0,30 – 0, 40 kg drithëra.
Sa më shumë që prodhimi i qumështi bie, duhet zvogëluar edhe ushqimin e sanës së koncentruar. Duhet pasur kujdes në kohën e kalimit nga ushqimi në stinën e dimrit në ushqim në stinën e verës. Këtë periudhë duhet kaluar gradualisht me qëllim të evitimit të problemeve që kanë të bëjnë me tretjen e ushqimit të dhive.
© Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.