Sot fabrikën e përpunimit të hekurit KUK COMMERC e vizitoi ambasadori i Shqipëris z.Minxhozi, fabrik kjo e cila ka të punsuar rreth 80 puntorë, ku puna e tyre është e njohur në tregun Kosovarë e më gjerë.
Produktet e punuara nga kjo fabrikë kërkohën shumë brenda Kosovës por edhe jashtë saj, si në Shqipëri, Gjermani por edhe në vendet tjera të rajonit.
Vitë pas viti produktet e kësaj fabrike po gjëjnë treg si në jug poashtu edhe në veri të Shqipëris, kujtojmë se vitin e kaluar u realizua një eksportë për në bashkinë e Lezhës dhe Fier-it.
Hekuran Arifi, menaxher i KUKCOMMERC në bashkëbisedim me z.Minxhozi tregon se vitë pas viti “barierat” po largohën dhe se po bëhet më e lehtë, gjithashtu z.Arifi shprehet se si firmë janë në rrugën e duhur të ecin përpara në tregun e Shqipërisë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.