Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, zhvilloi sot një vizitë në Komunën e Dragashit, ku u prit nga kryetari Bexhet Xheladini dhe përfaqësues të tjerë komunalë. Gjatë takimit, Xheladini e informoi ambasadorin mbi organizimin politik dhe administrativ të komunës, duke theksuar rolin e saj si shembull i tolerancës dhe bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve.
Ambasadori Hargreaves shprehu mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë dhe theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për qytetarët e Kosovës. Pas takimit zyrtar, ai dhe përfaqësuesit komunalë vizituan QKMF-në e Dragashit, ku panë nga afër punën e stafit shëndetësor.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.