Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizim e vizave për Kosovën.
Ky hap është bërë para miratimit përfundimtar nga Këshilli i Bashkimit Evropian.
Njohësi i çështjeve evropiane, Demush Shasha, ka thënë se sot është vulosur liberalizimi i vizave.
Ai ka thënë se në muajt e parë të vitit 2023 mbetet vetëm votimi formal në Parlamentin Evropian dhe Këshillin për Punë të Brendshme.
“Ambasadoret e BE-së sapo vulosën liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky është hap i fundit për këtë vit dhe hap i cili mbyll procedurën teknike për liberalizimin e vizave. Në muajt e parë të vitit tjetër mbetet vetëm votimi formal në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe Këshillin për Punë të Brendshme”, ka shkruar ai.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.