Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka mirëpritur miratimin e vendimit final për liberalizimin e vizave për të cilin ka thënë se është vonuar prej kohësh.
Përmes një shkrimi në Facebook, ambasada ka uruar qytetarët e Kosovës dhe ka thënë se Gjermania ka qenë mbështetës i fortë i kësaj çështje.
“Me përfundimin e këtij hapi të fundit në procedurë, presidenti i PE-së dhe presidenca e Këshillit Suedez do të nënshkruajë zyrtarisht aktin të mërkurën. Marrëveshja do të hyjë në fuqi pasi të jetë vendosur Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), dhe kjo do ndodhë gjithsesi deri në 2024. Prej atëherë e tutje, qytetarët e Kosovës nuk do të kenë më nevojë për vizë për qëndrime afatshkurtra brenda BE-së .Si mbështetës të fortë i kësaj çështjeje prej kohësh, ne nuk mund të shprehim se sa të lumtur ndihemi që më në fund u mor ky vendim i vonuar prej kohësh”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.
Qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimin Evropian nga 1 janari i vitit 2014.
Pengesat kanë marrë fund këtë të martë kur Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin final.
Ndërsa të mërkurën do të nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizim.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.