Alpine Alpenglow – vetura e garave me hidrogjen, e dizajnuar edhe për rrugë normale

Opoja.net Opoja.net Teknologji

Është e vështirë të mos shkruash për Alpine Alpenglow, edhe pse nuk është veturë elektrike, ajo e prezanton të ardhmen nga një markë ikonë. Një markë e cila për shumë njerëz është esenca e veturave garuese.

Alpine Alpenglow fuqizohet nga një motor me djegie. Pikë së pari – emri Alpenglow është marrë nga shkëlqimi me ngjyrë të kuqe nga malet, vetëm pak para lindjes së diellit – kjo duke u bazuar në deklaratën zyrtare të lëshuar për shtyp.

Alpenglow është një veturë garuese me një ulëse që fuqinë e merr nga një motor me djegie hidrogjeni, dhe është një shenjë e qartë se Alpine është përkushtuar ndaj një të ardhmeje pa karbon dhe pa emetim, por jo domosdoshmërisht ndaj një të ardhmeje vetëm elektrike, raporton Arena EV, përcjell Telegrafi.

Alpine A110 E-ternitè e dëshmon se kompania nuk po largohet nga veturat elektrike, dhe ka të ngjarë se do të vazhdojë zhvillimin e të 2 teknologjive.

Vetura Alpenglow është dizajnuar rreth shasisë të një veture garuese, ka ngjashmëri të frikshme mes saj dhe LMDh Hypercar, me të cilën Alpine do të garojë në Le Mans 2024. Modulet e poshtme kanë dy rezervuarë hidrogjeni prej 700 barëve, dhe motori djegës është i vendosur pas shoferit.

Alpenglow është 5 metra e gjatë, 2 metra e gjerë dhe vetëm 1 metër e lartë. Dritat e përparme janë dizajnuar për t’i ngjasuar një komete e cila po futet në atmosferën e Tokës me njolla të vogla të dritës duke u sjellë anash saj, ndërsa dritat e pasme janë me ngjyrë të kaltër për të nënkuptuar shtytjen e hidrogjenit.

Kur bëhet fjalë për kabinën, nuk mund të thuhet shumë për të. Një ulëse e vetme garuese me veshje gjithashtu garuese, timon me butona për Tejkalim, Kontroll Piste, Frenim Regjenerues dhe me dy pedale.

Vetura ka ngjyrë Alpine Blue pasi që duket se asnjë ngjyrë tjetër mund të përshtatet për atë veturë, fibri i karbonit përdoret gjerësisht përgjatë shasisë dhe sistemi i amortizatorëve i ngjashëm me atë të F1, tregon qartë se kjo është një veturë e pistave.

Alpine insiston se këtë veturë mund ta shohim edhe në rrugët normale, por kjo i përket një të ardhme më të largët.
Dhe nëse jeni afër Parisit gjatë këtij vikendi, atëherë ju jeni me fat – kjo veturë do të prezantohet në Panairin e Veturave Parisi 2022.

Alpine Alpenglow - hydrogen powered race car for the road

Alpine Alpenglow - hydrogen powered race car for the road

Alpine Alpenglow - hydrogen powered race car for the road

Alpine Alpenglow - hydrogen powered race car for the road

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-