Alb’swiss, televizioni që ka zgjeruar transmetimin në shumë platforma online dhe ato kabllore

Opoja.net Opoja.net Opoja

Alb’swiss TV tashmë me një audiencë në rritje. Prej sot Alb’swiss TV ka nisur transmetimin e tij edhe në shumë platforma online të transmetimit duke zgjeruar edhe më shumë audiencën e tij.

Për themelimin e Alb’swiss TV ka rrëfyer edhe drejtori i saj, Hekrem Maliqi, i cili thekson se “Alb’swiss TV në Gjenevë të Zvicrës, si medium i pavarur publik për diasporën, ka nisur punën në nëntor të vitit 2016.

Si medium i pavarur publik Alb’swiss TV, përmes platformës satelitore dhe paketës për programe shqip IPTV si dhe faqes së saj në facebook, transmeton program 24 orë në ditë me dedikim kryesor për diasporën kosovare në Zvicër si dhe vendet tjera perindimore”, ka thënë Maliqi.

Shtrirja e transmetimit të Alb’swiss TV po zgjerohet çdo ditë e më shumë duke u bërë media e pare informuese për diasporën.

Alb’swiss TV ka nisur një projekt nga ia cili synon të transmetojë sa më shumë dhe në sisteme të veçanta transmetimi.

Hekrem Maliqi, drejtor i këtij mediumi, ka treguar ditën kur edhe është vendosur për tu themeluar Alb Swissi.

“Themelimi i televizionit Alb’swiss ka ndodhur gjatë nje projekti për një Gala mbrëmje humanitare në vitin 2016, ku nuk arritëm të gjejmë një transmetues publik apo privat që të na mundësojë transmetimin e kësaj gala mbremje. Pas disa këshillave të disa zyrtarëve qeveritar të Gjenevës, me një grup shokësh, vendosëm themelimin e televizionit në kuadër të shoqatë ‘Iliria’.”

Më tutje, Maliqi thotë se, i gjithë investimi për mjetet e transmetimit dhe pajisjet e televizionit janë financuar nga mjetet vetanake.

Ai gjithashtu ka folur edhe për audiencën televizive.

“Audienca jonë është vaçanërisht mërgata shqiptare, derisa altualisht jemi duke bërë skemë të re programore e cila do të përmbajë lajme, aktivitetet e diasporës, promovimi i vlerave tona, muzikë popullore/folklorike, etj.”

“Gjatë këtyre 3 viteve kem arritur deri 1 milion shikime në muaj nëpëmjet rrjetit Iptv”, thekson Maliqi.

Maliqi thotë se aktualisht janë prezent në të gjitha platformat IPTV, derisa kanali i tyre mund të gjindet edhe ne portalin www.albswiss.com me transmetim 24 orë.

“Shtrirje kemi edhe në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të veriut, e së shpejti do të jemi prezent në të gjitha rrjetet kabllore”, ka shtuar Maliqi.

Maliqi ka treguar se janë aktiv edhe në rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe Twitter, derisa ka shtuar se qëllimet e televizionit janë që të jetë sa më afër mërgatës, duke promovuar vlerat shqiptare.

Një falendërim në veqanti shkon edhe për: Avni Azizi, Shaban Thaqi dhe Getoar Pajaziti të cilët në baza vullnetare kanë dhënë kontributin e tyre të palodhshëm për zhvillimin e këtij televizioni në vazhdimësi.

Në fund ai ka dhënë një mesazh për audiencën e mediumit të tij.

“Mesazhi ynë për shikuesit tanë është që do të mundohemi të jemi sa më prezent në të gjitha aktivitetet kulturore, duke kërkuar edhe përkrahjen tuaj”, ka thënë ai.

 

Për Alb’swiss TV:

Alb’swiss TV – është media e pavarur kulturore dhe informative, me stafn dhe redaksinë në Gjenevë të Zvicrës, në kuadër të Shoqatës Kulturore Shqiptare ILIRIA.Në politikën e saj redaktuese, ka preokupimet e përbashkëta kombëtare,posaçërisht ato të mërgatës sonë. Po ashtu, edhe Integrimet, prosperitetin dhe përparimet e gjithëmbarshme kombëtare.Editimi i lajmit dhe i së vërtetës – është prioriteti ynë…
Për të qenë sa më afër me shikuesin dhe informimin, kënaqësinë, argëtimin,udhëzimet dhe dijen e tyre…

Puna e staft drejtues vazhdimisht konsultohetdhe këmben ide të brendshme…gjithnjë duke ndjekur. Audienca e TV dhe roli i saj si media është informuese, argëtuese, kulturoredhe një lidhje mes mërgatës dhe vendlindjes. Shikueshmëria është e çdo moshe, duke flluar nga familja, rinia dhe mërgata në përgjithësi….
Televizioni ka si politikë redaktuese preokupime e përbashkëta kombëtareme të cilat po kalon populli ynë. Integrimet e tija drejt prosperitetit dhepërparimeve të gjithëmbarshme.

Alb’swiss TV, është e hapur për të gjitha atadashamirës dhe veprimtar të cilët janë vazhdues të denjë të rrugëskombëtare dhe integruese. Njëkohësisht, mundohet të bëj afrimin e njerëzvengado e kudo që ndodhen.

Në programin e tij pasqyrohen shpërputhje kulturore të cilat po ndodhin në jetën e veprimtarinë e kulturës sonë kombëtare…

Emisione për artin,letërsinë, muzikën, folklorin tonë të pasur…librin shqip, shkollën shqipe etj.Edhe më tepër të jenë të pranishme temat për rininë, preokupimet dhe synimet e saja…

Objektivi i Alb’swiss TV:

Të jemi zëri informues dhe zhvillues i kulturës sonë kudo që ndodhet mërgata jonë; Të nxisë zhvillime kulturore të shoqërisë, familjes, rinisë dhe të ndikojnë një informim të drejtë të tyre; Të zhvilloj përparime të gjithëmbarshme njerëzore, etnike, kulturoredhe integruese.

Gjithashtu duhet theksuar edhe faqja e internetit Albswiss.com ku, nëkrahasim me burimet të tjera të Internetit, në këtë portal vendoset informacioni më aktual dhe i besueshëm. Kjo bëhet për faktin se vetëorganizatorët dhe artikull shkruesit janë pjesëmarrës drejtpërdrejtë nëpër ngjarjet dhe manifestimet e mërgatës sonë të cilat mbahen, jo vetëm në Zvicër por edhe më gjerë.

Intervistoi Kushtrim Guraj – Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-