Një alarm në Bankën Qendrore të Kosovës është lëshuar dy herë para pak çastesh.
Si rezultat aty ka shkuar edhe zëvendësguvernatori i bankës, Sokol Havolli.
Krisja e alarmit, siç mëson Front Online, ka mobilizuar Policinë.
Pjesëtarë të saj të shumtë kanë shkuar menjëherë në ndërtesën e këtij institucioni.
Front Online mëson se ata ndodhën brenda dhe se së bashku me sigurimin e BQK-së po patrullojnë nëpër hapësirat e brendshme të objektit. Deri tash ekipet policore nuk kanë hasur në diçka të dyshimtë.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.