Komuna e Dragashit është në gjendje alarmi. Bora e madhe që ka renë ka bllokuar shumë fshatra të kësaj komune.
Por përveç bllokimit të rrugëve, në shumë prej fshatarëve mungon edhe energjia elektrike që 24 orë.
Banorët e shumë fshatrave në mënyrë të organizuar kanë dalë në aksion për zhbllokimin e rrugëve.
Banorët e kësaj zone i kanë bërë thirrje komunës që të intervenojë për t’i zhbllokuar, shkruan Indeksonline, përcjellë Opoja.net.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.