Drejtoria për Kulture Rini dhe Sport për nder të 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit do të bëjë organizimin e këtyre aktiviteteve:
Më 26/11/2018, e hënë, duke filluar nga ora 15:00, do të bëhet organizimi i turnirit të futbollit të vogël për grupmoshën U13. Turniri do të zhvillohet në Qendrën Rekreativo-Sportive Aroma Sport në Buzes, ku pjesë e tij do të jenë shkolla të ndryshme të futbollit nga Kosova e Shqipëria si: SHF “Teuta”, SH “Kukesi”, SHF “Mamusha”, SHF “Studençani”, SHF “Dragashi” dhe SHF “Aroma”. Turniri do të zhvillohet në bashkëpunim me Shkollën e futbollit “Aroma”.
Të martën, më datë 27/11/2018, me fillim nga ora 11:00, në objektin e shkollës fillore “Fetah Sylejmani” në Dragash, mbahet Akademia Solemne kushtuar kësaj feste, për të vazhduar më pas me vendosjen e kurorave në Shtatoren e Adem Jasharit, Varrezave të Dëshmorëve në Dragash dhe Buqe.
Pjesëmarrja sa më masovike e juaja në këto manifestime, do ta bëjë edhe më madhështore këtë festë.
Mirë ardhshi!
Lirim Hajredini,
Drejtor për Kulturë Rini dhe Sport
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.