Aktivistët e VV-së në Dragash i gëzohen fitores në Podujevë, shpresojnë ta mundin LDK-në edhe në Dragash

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Pas fitores së Vetëvendosjes dhe kandidatit të saj në Podujevë, Shpejtim Bulliqi, të menjëhershme kanë qenë reagimet edhe nga eksponentë dhe aktivistë të kësaj partie nga komuna e Dragashit.

Laurat Krasniqi, asambleisti i vetëm në Kuvendin Komunal të Dragashit nga VV, nuk ka ngurruar që sërish ta ngacmojë kreun e e Degës së LDK-së në këtë komunë, Selim Kryeziun. “Pas Agimit radhen e ka Selimi këtu në Sharr. Këta pengues të ndryshimeve në komunën tonë”, ka shkruar Laurat Krasniqi në Facebook.

Ndërkohë, kryeyari i Qendrës së Vetëvendosjes për Dragash, Ibrahim Ajupi, duke i uruar fitoren Shpejtim Bulliqit, ka shkruar se “ndryshimi ishte i domosdoshëm, prandaj llapjanët e bënë atë me vullnet dhe guxim”.

Edhe Ramazan Fetahu, anëtari dhe aktivisti më i ri i kësaj Lëvizjeje në Dragash, nuk e ka lënë pa komentuar për zhvillimet e sontme.

“Sot në Llap, nesër në Sharr. Ndryshimi po ndodhë. Urime Vetëvendosje, urime Podujevë”, ka shkruar Ramazan Fetahu./Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-