Një aksident ka ndodhur dje në Prizren. Sipas raportit të Policisë, dy persona, shtetas të Malit të Zi kanë pësuar lëndime trupore.
“Raportohet se i dyshuari mashkull derisa ishte duke lëvizur me veturë dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur veturën tjetër të cilën e drejtonte viktima mashkull”, thuhet në raport, përcjell PrizrenPress. “Si pasojë e aksidentit, dy pasagjerë, një mashkull dhe një femër shqiptare, shtetas të Malit të Zi kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.