Aksident në Dragash, tre të lënduar

Opoja.net Opoja.net Kronika Opoja

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditën e të hënës në fshatin Glloboqicë të Dragashit.

Siç bën të ditur Policia, vozitësi me veturën e tij nga pakujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku, shkruan Opoja.net.

Si pasojë lëndime trupore ka pësua vetë vozitësi dhe dy pasagjerët e tij viktimat femra. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-