Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një vetë-aksidenti në dalje të fshatit Piranë të komunës së Prizrenit.Dyshohet se personi i vdekur është një e mitur, dhe se shkaku i aksidentit ka qenë mos përshtatja e shpejtësisë.
Të lënduarit janë dërguar në Qendrën emergjente të Prizrenit, njofton Klan Kosova.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurorja, dhe të gjitha njësitë relevante kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke e hetuar rastin.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.