Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, e ka pranuar me pikëllim të madh lajmin për vdekjen në Francë, të gazetarit të njohur të sportit, Milaim Krasniqi – redaktor përgjegjës i sportit në Radio Kosova.
Krasniqi, 53-vjeçar ishte një prej zërave më të njohur të gazetarisë sportive në vend, dhe për më shumë se dy dekada ka kontribuar në Radio Kosova, duke komentuar mbi 2 mijë ndeshje të futbollit vendor nga ta gjitha stadiumet e Kosovës.
Paraprakisht, punën e gazetarit të sportit e filloi në gazetën “Bujku”, në vitet ’90, ndërsa më vonë punoi në “Radio Rilindja” dhe “Radio Kosova e Lirë”, si dhe në Televizionin “AA”.
Krasniqi gjithashtu ka drejtuar dhjetëra emisione në radio, dhe puna e tij është çmuar nga adhuruesit e sportit.
AGK-ja i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Krasniqi, kolegëve të tij në transmetuesin publik dhe miqëve.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.