Ademi viziton KF Arbërinë, premton ndihmë për klubin lipjanas

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka vizituar skuadrën e Ligës së Parë të Kosovës, Arbërinë e Dobrajës ku nga afër ka parë gjendjen e infrastrukturës sportive në këtë vend, shkruan Demokracia.com.

Arbëria është një skuadër që ka vuajtur shumë sa i përket infrastrukturës, ajo para dy vite arriti të shënojë një sukses historik duke u inkuadruar në elitën e futbollit kosovar, por në mungesë të infrastrukturës, u detyruar që të gjitha ndeshjet si vendase t’i luaj jashtë Dobrjaës, gjë e cila edhe ndikojë që të humbas statusin e skuadrës elite.

Ajo edhe sot vazhdon ta ketë të njëjtin problem, por premtimet që ka marrë nga numri një i FFK-së, Agim Ademi po shpreson se shumë shpejt aty të rregullohet gjithçka.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje i KF Arbëria:

“Sot gjatë ditës patëm një mysafir special në ambijentet e stadiumit në Dobrajë te Madhe

Kryesia e klubit mirëpriti presidentin e Federates së Futbollit të Kosovës zotri 𝗔𝗴𝗶𝗺 𝗔𝗱𝗲𝗺𝗶𝗻

Si rrjedhojë e vizites se tij ai premtoi qe mbrenda një periudhe klubi i futbollit 𝗞𝗙 𝗔𝗿𝗯𝗲𝗿𝗶𝗮 do të mund ti zhvilloj ndeshjet si vendas ne Dobrajë dhe gjithashtu premtoi se do ti ndihmojë ne pikat ku stadiumi ka nevoj per intervenim (𝗿𝗿𝘆𝗺,𝘂𝗷𝗲𝘀𝗷𝗲𝗹𝗹𝘀,𝗯𝗮𝗿𝗶,𝗿𝗿𝗲𝘁𝗵𝗼𝗷𝗮,𝘇𝗵𝗮𝘃𝗼𝗿,𝘇𝗵𝘃𝗲𝘀𝗵𝘁𝗼𝗿𝗲 etj).

Presidenti gjithashtu premtoj qe do të jetë afer klubit deri sa 𝗔𝗿𝗯𝗲𝗿𝗶𝗮 të gëzoj të gjitha kushtet per nje klub normal

Kryesia e klubit,qytetarët e Dobrajës dhe të gjithë ata qe janë afër skuadrës e falenderojm per viziten ,ndihmën e një pas njëshme duke treguar qe klubi i 𝗞𝗙 𝗔𝗿𝗯𝗲𝗿𝗶𝘀 është shumë mirënjohës

𝗞𝗙 𝗔𝗥𝗕𝗘𝗥𝗜𝗔 presidentit zotri 𝗔𝗴𝗶𝗺 𝗔𝗱𝗲𝗺𝗶𝘁 i uron  shumë suksese në pune dhe gjitha të mirat në jetë. /Demokracia.com

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-