Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po qëndron në Katar për të parë nga afër ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Kroacisë.
I pari i shtëpisë së futbollit të Kosovës është takuar me legjendën e futbollit italian, Francesco Tottin, shkruan Demokracia.com.
Ademi ka shpërndarë një fotografi me Tottin në llogarinë e tij në Facebook.
“Me legjendën e futbollit italian, 10-shen ikonike të Romës, Francesco Totti, në ndeshjen gjysmëfinale të Botërorit, Argjentinë-Kroaci” – ka shkruar Ademi në Facebook.
Ndryshe, Argjentina ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 2:0 kundër Kroacisë./Demokracia.com/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.