Kryetari i Lidhjes Demokraitke të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Abdixhiku njoftoi për takimin me ambasadorin Hovenier
Ai tha se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë gjendjen e sigurisë së Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot, pasdite, prita në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë gjendjen e sigurisë në Republikën e Kosovës. LDK beson se koordinimi i ngushtë i institucioneve të vendit me aleatët tanë strategjik është garancë e sigurisë sonë nacionale dhe e rrugëtimit tonë euroatlantik.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.