Projektligji për lejimin e tërheqjes së 30% të mjeteve nga Trusti Pensional i Kosovës, pa mendim të Qeverisë iu është dërguar sërish deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ta shqyrtuar para se të hidhet në votim.
E ky projektligj para se të shkon në seancë duhet që të diskutohet në komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, por ende nuk dihet se a do të diskutohet këtë javë.
Këtë për FrontOnline e ka bërë të ditur, anëtari i këtij komisioni, deputeti i PDK-së, Ferat Shala.
“Ende se kem në rend të ditës në komision, se dimë ende kur vjen”, tha Shala.
Ndërsa për arsyet e vonesës së diskutimi të këtij projektligjin në Komision, deputeti Bekim Haxhiu, tha se kryetari i komisionit Armend Muja, duhet që të përgjigjet se pse po vonohet diskutimi i projektligjit.
“Kryetari i Komisionit duhet të përgjigjet pse po vonohet”, tha shkurt Haxhiu.
Lidhur me këtë, FrontOnline, ka provuar që të marr një përgjigje edhe nga Armend Muja, por ai nuk ka kthyer përgjigje.
Për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti të shtunën në Prishtinë ku është kërkuar që qytetarëve t’u lejohet tërheqja e 30 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.