Apple ditë më parë ka lansuar serinë e saj të iPhone 14, që përbëhet nga katër modele të reja emocionuese – iPhone 14, iPhone 14 Pro, iPhone 14 Plus tërësisht i ri dhe gjiganti – iPhone 14 Pro Max.
Ekziston një veçori specifike që ndonjëherë mbetet nën radar, dhe është e rëndësishme. Shumë njerëz do të donin të dinin nëse iPhone 14 i tyre i ri është rezistent ndaj ujit, transmeton Telegrafi.
Siç raporton PhoneArena, iPhone 14 nuk është rezistent ndaj ujit (waterproof). Rezistent ndaj ujit do të thotë që telefoni të jetë plotësisht i izoluar dhe i mbrojtur nga uji.
Megjithatë, seria e iPhone 14 krenohet me një vlerësim IP68, që nënkupton rezistencën më të lartë ndaj ujit dhe pluhurit, por jo edhe i papërshkueshëm nga uji (waterproof). Të gjitha modelet e reja në gamë kanë këtë vlerësim IP68.
Çfarë do të thotë IP68?
Kjo shkurtesë e çuditshme do të thotë “Mbrojtja e Depërtimit” dhe është e rregulluar dhe standardizuar ndërkombëtarisht (standard IEC 60529). Shifra e parë tregon mbrojtjen kundër lëndëve të ngurta – pluhuri, yndyra, rëra, etj. Numri 6 është vlerësimi më i lartë i mundshëm.
Shifra e dytë është shumë më e rëndësishme për konsumatorin normal të ‘smartfonit’. Është gjithashtu pak më e diskutueshme, pasi prodhuesit kryejnë testet e tyre në shtëpi kur e caktojnë atë. Numri 8 këtu do të thotë se pajisja është në gjendje t’i mbijetojë zhytjes deri në 6 metra uji të ëmbël për deri në 30 minuta.
Rezistent ndaj ujit kundër asaj ‘waterproof’
Edhe nëse iPhone-i 14 i juaj i ri mund të mbijetojë në teori nën 1.5 metra ujë për gjysmë ore, është skenari ideal. Shanset janë që kjo mbrojtje të konsumohet me kalimin e kohës, veçanërisht nëse tashmë ju ka rënë telefoni ose e keni dëmtuar shasinë.
Në realitet, vlerësimi IP68 do të thotë që telefoni juaj me siguri do t’i mbijetojë një rënie aksidentale në tualet/pishinë/lum dhe do të jetë mjaft i sigurt “vallëzimi në shi”. Ju ndoshta mund ta lani telefonin tuaj me ujë të ngrohtë herë pas here. /Telegrafi/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.