Fjalën të cilën në versetin e mëposhtëm e kemi përmendur me “mbeturinë” është fjala arabe “guthaen”. Ndërsa fjala e zezë të cilën e kemi përkthyer si “e zezë” në Kuran përmendet si “ahva”.
Allahu i madhërishëm thotë:
“Dhe i cili mundësoi mbirjen e kullosës.
E pastaj atë e bëri mbeturinë të zezë.”
(Kuran, 87: 4-5)
Nafta, lëndë djegëse e fosileve, kryesisht bëhet si rezultat i procesit të gjatë në të cilin bimët sikur algat që mbijnë në të çarat e shkëmbinjëve, me ndihmën e baktereve i ekspozohen proceseve të ndryshme kimike. Mbizotëron mendim gjithëpërfshirës që nafta është me prejardhje organike. Kullosat që janë krijuar para krijimit të njeriut, përpos baraspeshës ekologjike të Tokës, kanë pasur për “detyrë” që më vonë të transformohen në naftë. Nga këto mbetje të cilat me miliona vjet janë kalbur në thellësitë e deteve, kanë mbetur materiet yndyrore, të cilat më vonë me proceset kimike janë transformuar në naftë.
Nafta, lëng viskoz i errët, tregon cilësinë e “mbeturinës”, siç theksohet në verset.
Në shumicën e rasteve, nga vendi ku është krijuar, zhvendoset në vende tjera.
Pra, nuk ka aso ndërtimi që direkt të fundoset në vendin ku është formuar, por sikurse lumi, lëviz, zhvendoset dhe kur has në shkëmb të fortë aty fundërrohet.
Burimet e zbuluara të naftës janë formuar ashtu që këta shkëmbinj e kanë ndalur naftën.
Shkurtazi, siç përmendet në Kuran, nafta është:
1. Me origjinë organike, sikurse bimët;
2. Ngjyrë të errët (zezë);
3. Lëviz sikurse lumi (me vrull).
ROLI I NAFTËS NË JETËN TONË
Zbulimin e naftës e shpjegon në mënyrë sa vijon enciklopedia Temel Britannica: “Deri në mesin e shekullit XIX nafta e papërpunuar është grumbulluar në pellgje, në vende ku në mënyrë natyrale ka dalë në sipërfaqe. Për këtë ka dalë në burimet ku kanë pirë bagëtia apo në puset e hapura për nxjerrjen e ujit të njelmët, nafta në shumicën e rasteve është konsideruar materie e padëshiruar.
Në SHBA në vitin 1850 së pari Ferris e pastaj Kier, filluan me punët e para për shfrytëzimin e naftës si lëndë djegëse për llamba. Edwin L. Drake më 27 gusht të vitit 1859 hasi naftë në thellësi prej 21 metrave. Për shkak të punës së rrezikshme siç është gjuetia në balena dhe meqë është burim i lëndës djegëse, më e lirë për llamba, nafta e gjeti tregun e përgatitur. Në fund, filloi gara për naftë dhe epoka e naftës…”
Me fillimin e epokës së naftës, fusha e shfrytëzimit të saj në mënyrë konstante u zgjerua. Allahu i madhërishëm në këtë materie inkorporoi cilësi të tilla kimike që pas përpunimit në struktura të reja të shfrytëzohet në sfera të ndryshme. Mazuti, benzini dhe kerozini janë derivatet më të njohura të naftës së papërpunuar. Derivatet më pak të njohura kanë fushë të jashtëzakonshme të përdorimit. Nafta gjindet në qirinjtë dhe llaqet, parfumët, preparatet kozmike bile edhe materie të caktuara që pengojnë prishjen e djathit që përgatiten nga derivatet e naftës. Në ilaçet që përdoren kundër insekteve, po ashtu gjinden derivatet e naftës. Etileni i cili përdoret për pjekjen artificiale të domateve, acetoni i cili përdoret për llaqet e thonjëve, materiet kimike që përdoren për prodhimin e kauçukut modern, detergjentet plastik dhe të lëngët, si dhe lloje të ndryshme të ilaçeve bëhen falë naftës. Shumë prodhime të tekstilit për veshmbathje, poashtu prodhohen duke ju falënderuar derivateve të naftës. Tregimi që fillon me kalbëzimin e ndonjë bari dhe algave në vendndodhjet e naftës të cilat nën tokë dalin si vërshime të vrullshme, vazhdojnë në detergjente, veshmbathje, llaqe për thonj, etj.
Pra, versetet 4 dhe 5 të kaptinës El-A’la aludojnë në naftën. Ndërsa në versetin më lart potencohet sesi Allahu i Gjithëdijshëm çdo gjë përcakton me masë:
“Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin!
I cili krijoi dhe përsosi,
Dhe i cili përcaktoi e orientoi.”
(Kuran, 87: 1-3)
Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.