A e dini se ku qëndrojnë mëkatet tuaja derisa jeni në namaz?

Opoja.net Opoja.net Artikuj

1. Pejgamberi SAVS, ka thënë:

“Kur njeriu ngrihet për të falë namaz, të gjitha mëkatet i vendosen mbi kokë dhe mbi shpatulla, dhe çdo herë kur bën ruku’ dhe sexhde mëkatet bien prej tij.”

O ju që nxitoni duke e bërë rukun dhe sexhden, zgjatni sexhden dhe rukun sa të mundeni, që mëkatet të bien prej jush, kështu që ju mos ta humbisni këtë shpërblim.
*****

2. Kishte vdekur një grua e mirë dhe sa herë që njerëzit kalonin pranë varrit të saj, ndjenin erë trëndafili, për çka burri i saj kishte thënë se ajo gjithmonë e ka lexuar seren el-Mulk para gjumit. I lumi ai që leximin e saj e bën zakon të vetin.

Andaj, vazhdoni në të, sepse ajo (surja el-Mulk) ju mbron nga vuajtjet në varr.
*****

3. Nëse pas çdo namazi e lexoni Ajetul-kursinë, vetëm vdekja ju ndan nga xheneti.
*****

4. Pasi ta kryeni namazin, mos u nguteni, por vazhdoni qëndroni edhe një kohë, sepse melekët i luten Zotit për ju.
*****

Aid el-Karni; Akos.ba;

Përshtati: Miftar Ajdini

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-