A duhet ta mbani maskën pasi të merrni vaksinën antiCOVID

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Shëndeti

Në të vërtetë, bëhet fjalë për një teori premtuese sipas së cilës, mbajtja e maskave e zbut egërsinë e virusit dhe siguron që infeksionet e reja të jenë më shumë asimptomatike, shkruan Gazeta Sinjali.

Autoritetet shëndetësore duan që njerëzit të mbajnë maska dhe distancimin social, edhe pasi të marrin vaksinën antiCOVID.

Përgjigja është e komplikuar.

Pjesa dërrmuese e atyre që vaksinohen do të mbrohen nga COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2. Gjithsesi të vaksinuarit mund të jenë ende në gjendje që ta transmetojnë virusin, edhe pse nuk shfaqin ndonjë simptomë.

“Ne e dimë tani se vaksinat mund të na mbrojnë. Por nuk kemi pasur kohë të mjaftueshme për të kuptuar nëse ato na mbrojnë apo jo nga përhapja virusit?”, thotë Averi August, profesor i imunologjisë në Universitetin Kornell.

Kjo sepse virusi SARS-CoV-2 mund të kolonizojë ende traktin tonë respirator, edhe pse qelizat imunitare sistemike e mbrojnë trupin në përgjithësi nga sëmundja që shkakton COVID-19.

Ja se si funksionon procesi. Vaksina kundër koronavirusit injektohet thellë në ind. Kjo bën që në trupat tanë të formojnë antitrupa, për të luftuar në mënyrë sistematike këtë virus. Disa nga antitrupat e formuara qarkullojnë në pjesë të tjera të trupit, dhe na mbrojnë nga format e rënda të sëmundjes. Zakonisht koronavirusi hyn në trup përmes zgavrave tona të hundës.

Shkencëtarët ende janë duke studiuar nëse trupi ynë prodhon sasinë e duhur të antitrupave në hundë, për të parandaluar përhapjen e virusit nga aty.

Ndërkohë, virusi do të përpiqet që të shumohet në pjesë të tjera të trupit, si për shembull tek sistemi ynë i frymëmarrjes. Antitrupat sistemikë kanë gjasa që ta vrasin virusin.

Kjo do të thotë që një person i vaksinuar, nuk do të zhvillojë ndoshta ndonjë simptomë, edhe nëse virusi shumohet në hundën tonë. Por njerëzit e vaksinuar mund të bartin ende mjaftueshëm virus në hundë për të infektuar të tjerët.

Pra, nëse një person i vaksinuar merr frymë apo teshtin, ai ende ka predispozitë që të mund të infektojë dikë tjetër, edhe nëse ndihet mirë vetë. Kjo do të thotë që njerëzit e vaksinuar, duhet të mbajnë ende maska ​​dhe të ruajnë distancimin social, edhe nëse rreziku i tyre individual është shumë më i ulët.

Prandaj, ekspertët rekomandojnë mbajtjen e maskës për të ardhmen e parashikueshme. /Gazeta Sinjali/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-