Cristiano Ronaldo u përlot pas dështimit në Botërorin e Katarit, pasi u mendua se ky është kompeticioni i fundit i madh në të cilin do marrë pjesë me Kombëtaren.
Ka akoma shpresë për CR7, pasi sipas Correio Da Manha, ai ka vendosur të mos tërhiqet nga kombëtarja portugeze. 37-vjeccari, me siguri, do të kontribuojë për Përfaqësuesen edhe në Euro2024.
Në 196 paraqitje me ekipin e parë, Ronaldo ka realizuar 118 gola. Euro2024 do të jetë një mundësi e artë për të, për t’i dhënë kombit të tij trofeun e lakmueshëm.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.