A do të ketë takim Kurti-Vuçiç në Berlin? Flasin nga Qeveria e Kosovës

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet me 3 nëntor.

Aty i pranishëm do të jetë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

E, kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili është nikoqir i këtij Samiti, e ka ftuar edhe emisarin e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësuesin e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Duke qenë edhe Lajçak i pranishëm, mund të ketë edhe një takim Kurti-Vuçiq, por që nuk dihet nëse do të ndodhë ose jo.

Lidhur me mundësinë e një takimi në mes tyre, Gazeta Blic ka pyetur Qeverinë e Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu duke mos dhënë detaje nëse mund të ketë ose jo një takim, ka thënë shkurt se për agjendën e këtij Samiti do të ketë njoftim me kohë.

“Në lidhje me agjendën e samitit të Procesit të Berlinit do të njoftoheni me kohë”, thotë Kryeziu për Gazeta Blic.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-