Dridhet toka në Dragash

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Opoja

E përditsuar: Komuna e Dragashit është goditur sot nga një tërmet. Tërmeti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 07:53 të mëngjesit, derisa ishte me magnitudë 3.0.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com Shemsi Mustafa nga Rrjeti Sizomologjik i Kosovës.

“Duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 01.11.2019 në ora 07:53 sipas kohës lokale, vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitudë 3.0 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV ballë të Merkalit. Epiqendra e këtij tërmeti ishte 11 km Veri Perëndim të Dragashit, respektivisht në koordinatat: 42.16 (latituda) dhe 20.71 (longituda), ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 10 km”, ka thënë Mustafa.

Sipas Mustafës, për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga banorët e Regjionit Prizrenit, Gjakovës dhe një pjesë e territorit Jug-perëndimor të Kosovës.

Deri më tani Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore, ka thënë Mustafa.

Një lëkundje e tokës ka ndodhur sot, para pak qasteve më saktesishtë në orën 07:53 . Ende nuk dihet sa shkallë ka ndodhur kjo dridhje dhe as ku është epiqendra e këtij tërmeti.

Dridhjet e tokës janë vërejtur në shumë pjesë dhe fshata të Dragashit. /Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-