“Krijuesi Demir Reshiti (Opojë) dhe lidhjet e tij me Kukësin”, titullohet aktiviteti letraro-artistik që tëenjten më 12 shtator 2019 do ta organizojë Qendra Kulturore e Bashkisë Kukës në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Kukës.
Organizatorët e bëjnë këtë aktivitet në shenjë respekti e mirënjohje për shkrimtarin dhe publicistin nga Opoja e komunës së Sharrit, Demir Reshitin, i cili ka lidhje tëveçanta shpirtërore me qytetin e Kukësit me rrethinë. Qyteti i Kukësit zë vend të rëndësishëm në krijimtarinëletrare e publicistike të Demir Reshitit i cili për njëkohë edhe ka punuar në Radio Kukës.
Për krijimtarinë letrare dhe lidhjen shpirtërore tëDemirit me Kukësin, do të flasin shkrimtari i mirënjohur kuksian Petrit Palushi, pedagogia universitare Helena Halilaj, drejtori i radio Kukësit, Jonuz Hallaçi, kryetari i Këshillit të Qarkut, AbdullahDomi si dhe intelektualë e miq të shkrimtarit. Do tëlexohen gjithashtu pjesë të zgjedhura nga krijimtaria letrare e Demir Reshitit.
Aktiviteti do të mbahet në “Këndin amerikan” tëPallatit të Kulturës “Hasan Prishtina” në Kukës me fillim në orën 12.00.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.