Dita e parë e këtij viti, për pelegrinazhin e Haxhit në Mekë do të jetë dita e premte, 9 gusht.
Për myslimanët, Haxhi rikujton veprimet e Profetit Muhamed në “haxhin e tij të lamtumirës”, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.
Haxhi është një nga pesë shtyllat kryesore të besimit islam dhe është i detyrueshëm një herë në jetë për të gjithë myslimanët, të cilët kanë mundësi materiale për ta bërë një gjë të tillë.
Haxhi përfundon me festimin tre-ditor të Bajramit.
Në këtë drejtim, Al Jazeera, ka hedhur një vështrim në procesin hap pas hapi të udhëtimit gjashtë-ditor, në të cilin do të marrin pjesë pothuajse dy milionë myslimanë. /Telegrafi/

Në këtë fotografi përshkruhet rrugëtimi i tyre në Mekë, ku theksohet se gjatë kësaj periudhe konsumohen mbi 20 milionë litra ujë të Zemzemit.

Rreth 2 milionë myslimanë nga e gjithë bota gjenden në Mekë çdo vit për pelegrinazhin e Haxhit. Këtu janë dhjetë vendet nga të cilat ka më shumë pelegrinë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.