Kryetari Shabani propozon ndarje të mjeteve për pastrimin e deponive ilegale dhe trajtimin e qenve endacakë

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja Uncategorized

Sot po mbahet seanca e pestë me radhë e Kuvendit Komunal të Dragashit për këtë vit. Ndër çështjet kryesore për diskutim në këtë seancë është zgjidhja e problemit të mbeturinave dhe trajtimi i deponive ilegale në territorin e Komunës së Dragashit.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, gjatë seancës ka propozuar që të ndahen mjete nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve për pastrimin e deponive ilegale dhe trajtimin e qenve endacakë.

Shabani ka thënë se propozimi i tij është ”ndarja e 50 mijë eurove nga pozicioni i mallrave dhe shërbimeve për trajtimin e mbeturinave, organike dhe inorganike, varësisht ku do të kemi mundësi të intervenojmë dhe ku është më urgjente, dhe 10 mijë euro është për trajtimin e qenve endacakë.”

Ndërkohë, gjatë seancës pritet që propozimi i kryetarit Shabani të marrë pëlqimin ose mospëlqimin e delegatëve në sallë./Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe: ,
- Reklama-
- Reklama-