Në natën e sontme, me mbrëmjen festive të Maturës, po e shënon përfundimin e viteve shkollore në Gjimnazin ‘Ruzhdi Berisha’ edhe një gjeneratë tjetër.
Këtë vit shkolla e vetme e Mesme e Lartë në Dragash mbush plot 50 vite të punës së saj në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave në Komunën e Dragashit, që nga themelimi i saj në vitin 1969.
Kjo shkollë më herët quhej Emin Duraku. Nga viti 2005 mban emrin e dëshmorit Ruzhdi Berisha nga fshati Buçe./Opoja.net
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.