Binjakëzimi i shkollave të komunës së Dragashit më ato të Kukësit po jep efekte pozitive

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Në muajin maj të vitit të kaluar me një vizitë zyrtare në Dragash ishte drejtori i arsimit të Kukësit zotëri Skënder Ahmeti, ky i fundit u prit nga drejtori i arsimit në Dragash zotëri Vloran Cenaj, në këtë vizitë u dakorduan që të krijohen kontakte të reja ndërmjet drejtorive dhe shkollave të komunave përkatëse.

Nga atëher e deri më sot ky projekt ka funksionuar shumë mirë e ka pasur ndikim të madh si për nxënësit ashtu edhe për mesimdhënësit e dy komunave.

Ka shumë bashkpunime të tilla që po sjellin pozitivitet te nxënësit e tek mësimdhënësit, ndër shkollat e para që filluan një bashkpunim të tillë jan shkolla Sezai Surroi nga Bellobradi dhe shkolla Elmaz Ademi nga Bardhoci i Kukësit, që ndryshe bashkpunimin e tyre e quajn edhe si shkollat e binjakëzuara, vlen të permendet se nga bashkpunimi i këtyre dy shkollave ka pasur shumë efekt tek nxënësit të cilet kan garuar e kan mësuar shumë nga njeri-tjetri.

Shkollat tjera që jan në bashkpunime me shkollat nga Kukësi jan edhe shkolla 28 Nëntori nga Bresana dhe shkolla Fetah Sylejmani nga Dragashi. /Media lokale/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-