Lidhja Demokratike e Kosovës po zhvillon zgjedhjet e saj të brendshme. Procesi zgjedhor po vazhdon edhe nëpër nëndegët e fshatrave në Komunën e Dragashit. Ditën e djeshme u mbajt mbledhja zgjedhore e Nëndegës së fshatit Kosavë. Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Kosavë u rizgjodh Shemsidin Kalanderi.
Në këtë mbledhje u propozua që si kandidat për Kryetar të Degës së LDK-së në nivel komunal nga Nëndega e fshatit Kosavë të dalë Qamil Kolloni, shkruan Radio Sharri.
Kolloni është ndër aktivistët dhe themeluesit e parë të Degës së LDK-së në Dragash./Opoja.Net
———————
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve “OPOJAnet B.I”. Opoja.net mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me Opoja.net, ndalohet rreptësisht.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.