Filen e pules e prejm ne dy feta secilen dhe fitojme 8 ciope.
Seciline rrahim me qekan kuzhine dhe kriposim me melmesa sipas shijes dhe leme te qendroje derisa te pergadisim mbushjen.
Ne nje ene te thelle qesim vaj ulliri,thelpinjet e hudhres te grire,dhe fergojme per per 3 minuta,shtojme kungulleshken e grire ne rende, dhe shtojme melmesat sipas shijes dhe djathin parmeza.
Kungulleshka leshon leng gjate fergimit,dhe pasi fergojme kungulleshken per 5 minuta.Lengun qe leshon kungulleshka e kullojme,kurse tek kungulleshkat e kulluara shtojme djathin mozarele te grire ne rende.
Ne lengun e kulluar shtojme pak vaj ulliri,lengun e limonit dhe leme anash.
Secilen pjese te mishit te bardhe te pergaditur me pare me melmesa e shtrijme, qesim nga nje luge nga mbushja me kungulleshken dhe djathrat.Secilen file e mbeshjellim ne forme roleje,dhe secilen role e kalojme neper perzierjen e vajit te ullirit,lengut te limonit dhe lengut te kungulleshkave.
Pastaj secilen role e kalojme neper perziejren e prezles te perzier me pak parmesan dhe qesim ne kallep te lyer me vaj ulliri dhe ne taveshtojme tretesiren e mbetur neper te cilen kalojme rolet e pergaditura.
Pjekim ne furre te ngrohte 220 grade per 40 minuta.Servojme te nxehta me sallate ose sipas deshires
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.